
Decentralization in agriculture
Sot u zhvillua një takim konsultativ mes aktorëve kryesor në fushën e bujqësisë dhe qeverisjes lokale. Në këtë takim u diskutua mbi lehtësimin e procesit të transferimit të kompetencave të funksionit të Ujitjes dhe Kullimit nga pushteti qendror tek Bashkitë.
Sektori i Bujqësisë në vend është një fushë me prioritet kombëtar për nga potenciali ekonomik që ai ka. Përmes procesit të decentralizimit ky sektor do të jetë më shumë në gjendje për të operuar me efiçencë maksimale, duke ndikuar kështu në një zhvillim më të qendrueshëm për zonat lokale ku ky sektor zhvillohet.
Takimi ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujësisë, Agjencisë për Zbatimin e Reformës territoriale, u mbështet nga Shoqata për Autonomi Vendore, Shoqata e Bashkive dhe Programimi për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore (USAID). Në përfundim, ekpsertët hodhën piketat për ndërtimin e draft strategjisë për Ujitjen dhe Kullimin në zonat rurale.