
EU and decentralization in South East Europe
Drejtuesja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Zj. Adelina Farrici, morri pjesë në takimin dy ditorë me temë “Decentralizimi dhe politikat e BE-së për një qeverisje të mire në Evropën-Juglindore” organizuar nga NALAS dhe CEMR në Bruksel.
Krahas shembujve më të mirë të rajonit, në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e reformës territoriale në vendin tonë, si dhe mbi mundësinë e zbatimit të politikave të Bashkimit Evropian për një qeverisje sa më të mirë në nivel lokal.
Takimi përfundojë me hartimin e draft dokumentit “Europe 25”, mbi të cilin u hodhën idetë dhe sugjerimet për politikat e strategjitë më të mira gjithëpërfshirëse. Ky dokument ka për qëllim të stimulojë reflektimin e përbashkët të qeverive vendore mbi të ardhmen evropiane me një afat kohorë prej pesëmbëdhjetë vitesh.