Drejtoreshë Ekzekutive

Drejtoreshë Ekzekutive

Adelina Farrici

Adelina Farrici

Pozicioni: Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore
Kontakt: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Adelina Farrici është Drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore. Ajo lindi më 8 Prill 1968 në Burrel. Pas përfundimit të shkollës së mesme në gjimnazin "Pjetër Budi" të Burrelit, Adelina ndjek studimet në Universitetin e Tiranës, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës ku diplomohet në vitin 1990, në degën fizik. Në vitin 2010, ajo ndjek studimet pasuniversitare në fushën e Administrimit të Biznesit.

Duke filluar nga viti 1990, për dy dekada rresht, Farrici do të angazhohej në sistemin arsimor, ku do të punonte si mësuese dhe drejtuese në disa institucione arsimore parauniversitare. Gjatë kësaj periudhe ajo do përfshihej në një sërë lëvizjesh ku spikat si aktiviste e të drejtave të grave dhe gjithëpërfshirjes së komunitetit në proceset e vendimmarrjes.

Në vitin 2011, ajo zgjidhet kryetarja e parë grua në historinë e Bashkisë Burrel, një prej njësive më të rëndësishme të qarkut Dibër. Si kryetare bashkie, Farrici, arriti me sukses të triumfonte mbi paragjykimet gjinore, duke nxitur figurën femërore në këtë rajon të aktivizohej me më shumë pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse. Në të njëjtën kohë, ajo do të sillte më shumë transparencë dhe gjithëpërfshirje të qytetarëve në qeverisjen lokale, sikurse do ti kushtonte një vemendje të veçantë problemeve sociale dhe grupeve vunerabël.

Gjatë qeverisjejes së Farricit, qyteti i Burrelit do të përjetonte një periudh zhvillimi të qendrueshëm ekonomiko-shoqëror, si dhe një angazhim maksimal nga autoritetet e pushtetit lokal në drejtim të zhvillimit të infrastrukturës shkollore dhe mbrojtjes mjedisore. Ajo do të mbahet mend gjithashtu për një kontribut të veçant në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e reformës territoriale dhe procesit të decentralizimit në veçanti në zonën e Matit dhe në tërësi në të gjithë vendin.

Adelina Farrici do të zgjidhej drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore në dhjetor të 2015. Aktualisht ajo është gjithashtu anëtare e Komitetit Këshillimor për projektin FLED të mbështetur nga qeveria suedeze si dhe Sekretare e delegacionit kombëtar në Kongresin e Autoriteteve Rajonale dhe Lokale.

Farrici ka kryer një sërë specializimesh ofruar nga institucionte dhe organizatat më prestigjioze, brenda dhe jasht vendit, me fokus qeverisjen lokale dhe decentralizimin, menaxhimin arsimor, barazinë gjinore dhe përfshirjen e gruas në proceset vendimmarrëse.

Ajo zotëron gjuhën angleze dhe ruse.

Adelina është e martuar me Urimin dhe së bashku kanë dy djem, Renaldon dhe Klajdin.