Projekte dhe aktivitete

SHAV merr pjesë në diskutimet e Këshillit Konsultativ për 11 projekt-akte të rëndësishme

#SHAV mori pjesë sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Konsultativ ku u diskutuan 11 projekt-akte nga ministritë e linjës në procesin e decentralizimit të qeverisjes vendore çka kanë një impakt të konsiderueshëm në komunitetet lokale.

Projekt-ligjet dhe project-aktet që po merren në konsideratë vijonë si më poshtë dhe janë të hapura për konsultim publik:

  • Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr 10 448, dt 14.07.2011,” Për lejet e mjedisit” i ndryshuar”;

  • Projektligji “Për Pyjet”;

  • Projektligji për “Një ndryshim në ligjin 10 431, datë 09.06.2011, ”Për mbrojtjen e Mjedisit”, i ndryshuar;

  • Projektvendimi “Për disa shtesa në Ligjin 10 463, datë 22.09.2011,”Për menaxhimin e integruar të mbetjeve’’ të ndryshuar;

 

  • Projektvendimi për rregullat, kushtet, kriteret dhe procedurat e privatizimit të banesave apo objekteve të kthyera në fond banese”;

 

  • Projektudhëzimi “Për procedurat standarde të aplikimit dhe kriteret për përfitimin e fondeve nga buxheti i shtetit për programet e strehimit”;

 

  • Udhëzimi “Për ndërthurjen e programeve sociale të strehimit dhe shërbimeve sociale të punësimit, arsimit dhe kujdesit shëndetësor”;

 

  • Projektvendimi “Për miratimin e dokumentit politik kombëtar të moshimit 2020-2025 dhe të planit të veprimit për zbatimin e saj;

 

  • Projektvendimi “Për përcaktimn e masës, kritereve, procedurës dhe të dokumentacionit për vlerësimin e aftësisë së kufizuar dhe të ndihmësit personal dhe strukturat përgjegjëse dhe detyrat e tyre”;

 

  • Strategjia Kombëtare e Mbrojtjes Sociale 2019-2022;

 

  • Programi Kombëtar për Daljen nga Skema e Përfitueseve nga Ndihma Ekonomike