Projekte dhe aktivitete

SHAV merr pjesë në lançimin e “Vjetarit Statistikor Rajonal 2019”.

22 Nëntor 2019 - SHAV mori pjesë sot në lançimin e publikimit të “Vjetarit Statistikor Rajonal 2019”.

“Vjetarit Statistikor Rajonal 2019” paraqiti për herë të parë publikime të dhënash në nivel bashkie dhe qarku. Disa nga temat kryesore të trajtuara ishin:

  • Forca e punës
  • Edukimi
  • Shëndetësia
  • Agrikultura
  • Turizmi
  • Transporti e shumë tema të tjera. 

Pjesë e panelit në këtë aktivitet ishin zyrtar të pushtetit lokal dhe të qeverisjes qëndrore si Drejtori ekzekutiv i SHAV Zj. Farrici së bashku me zj. Dhuli, Drejtor i Përgjithshëm i Instat, znj.  Nicod , Shefe e Qeverisjes dhe Sektorit të Shëndetit në Ambasadën Zvicerane, z.  Martin Teichgräber,  SALSTAT Projekt Menaxher si dhe z. Dalipi.

Risi e këtij  eventi është edhe krijimi i një sistemi online me anë të të cilit mund të merret informacion mbi të dhënat që kanë Bashkitë. Pas konstatimeve që vunë në dukje nevojën e të paturit të një sistemi online të dhënash dhe pas një pune intensive më në fund cdo qytetar dhe institucion do ketë mundesinë e aksesimit të ketyre të dhënave.

Shav do vazhdojë të bashkepunojë ngushtë me të gjithë aktorët e perfshirë në këtë projekt për të vijuar azhornimin e të dhënave në cdo bashki.