Projekte dhe aktivitete

DIFERENCAT JANË ATO QË NA BASHKOJNË

DIFERENCAT JANË ATO QË NA BASHKOJNË

Nis Konferenca e Bashkive dhe Rajoneve Evropiane mbi Barazinë, Përfshirjen dhe Diversitetin. Në datat 11-13 Qershor në Bilbao të Spanjës zhvillohet Konferenca e Bashkive dhe Rajoneve Europiane- CEMR, me temë “Barazia, përfshirja dhe diversiteti”.

Mbi 500 përfaqësues të organizatave lokale dhe rajonale të Europës marrin pjesë në këtë konferencë për të diskutuar mbi barazinë, gjithëpërfshirjen dhe diversitetin në lokalitetet tona.

Në këtë konferencë Shqipëria përfaqësohet nga Shoqata për Autonomi Vendore e cila u bë pjesë e tematikave që trajtojnë zhvillimet aktuale mbi përfshirjen e gruas në politikë, sigurinë në hapësirat publike, rrjetet sociale, përfshirjen në tregun e punës dhe qeverinë e hapur lokale.

Gjatë ceremonisë së inagurimit, Rigoberta Mençu, aktiviste e Guatemalës dhe fituesja e Çmimit Nobel të Paqes, lexoi një fjalim frymëzues mbi tre temat e konferencës, pas saj pasuan autoritetet europiane. 

Programi i konferencës, që do të zhvillohet për tre ditë, do të përbëhet nga 33 seanca dhe njëqind folës (60% gra) duke përfshirë përfaqësues të qyteteve, institucioneve evropiane dhe organeve ndërkombëtare si UN Women, Instituti Europian për Barazi Gjinore dhe Koalicioni qytete kundër racizmit, ndër të tjera.

Disa prej objektivave të konferencës janë përcaktimi i sfidave dhe mundësive që paraqiten nga shoqëri të ndryshme, egalitare dhe gjithëpërfshirëse për ata që janë të përfshirë në vendimmarrje në nivel lokal, si përfaqësues të qytetarëve.

Nga ana tjetër e rëndësishme është dhënia e zërit të ideve dhe përvojave të reja në transformimin e peizazhit social në Evropë.

Një vëmendje e veçantë do t'i kushtohet barazisë midis burrave dhe grave në nivel lokal dhe Kartës Evropiane për Barazinë e Grave dhe Burrave në Jeta Lokale (2006), nga CEMR, deri më sot e nënshkruar nga më shumë se 1 700 autoritete dhe 35 vende anembanë Evropës.

Konferenca në Bilbao ka një rëndësi të veçantë për moderimin e politikave të përfaqësuesve lokalë në vendet të cilat operojnë. Tematikat e trajtuara shërbejnë drejtëpërdrejtë si një urë zhvillimi midis tyre dhe komunitetit, duke shërbyer në liberalizimin e shoqërisë, tregut dhe decentralizimin e pushtetit lokal në raport me individin.