Projekte dhe aktivitete

SHAV merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës

SHAV merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës

29 Tetor 2019 – Shoqata për Autonomi Vendore merr pjesë në seksionin e 37 të Kongresit teAutoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Evropës ku po diskutohet mbi Rolin e Këshillit të Europës në lidhje me garantimin e të drejtave të 47 shteteve anëtare të Kongresit dhe të drejtat njerëzore si standardet ligjore.

Delegacioni Shqiptar në këtë kongres përbehej nga Zj. Valbona Sako Nënkryetare e Shoqatës për Autonomi Vendore dhe njëkohësisht kryetare e Bashkisë Durrës, Zj. Adelina Farrici, Sekretare e Delegacionit dhe Drejtoresha e ShAV, Z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, Zj. Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec, dhe Zj. Juliana Memaj, Kryetare e Bashkisë Ura Vajgurore.

Së bashku me ambasadoren e Shqipërisë në Strasburg, Znj. Albana Dautllari, delegacioni shqiptar zhvilloi një sërë takimesh me sekretarë të delegacioneve homologe dhe grupe politike Evropiane ku në fokus ishte diskutimi mbi koordinimin e punës mbi të drejtat dhe përafrimin me kuadrin ligjor evropian.

Në vijim Shoqata për Autonomi Vendore zhvilloi një takim me Presidentin e Kongresit z. Anders Knape dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kongresit z. Andreas Kiefer. SHAV e njohu Presidentin me zhvillimet më të funidt në vend, situatën e Pushtetit Lokal si dhe diskutoi gjithashtu mbi nivelin e bashkëpunimit që vendi ynë ka me Kongresin. Nga ana e tij Presidenti Knape bëri me dije se bashkëpunimi me autoritet shqiptare do të vijojë dhe në të ardhmen dhe se ai planifikon së shpejti një vizitë në vendin tonë.

Gjatë takimit me grupin socialist, Znj. Majlinda Bufi foli mbi situatën e Pushtetit Vendor në Shqipëri dhe mundësinë e intensifikimit të bashkëpumit me bashkitë simotra Evropiane.

Në ditët në vijim, delegacioni i ShAV do të zhvilloi takime të tjera me përfaqësues të Kongresit dhe delegacione e tjera nga 47 shtete anëtare të Kongresit.