Projekte dhe aktivitete

SHAV punon për promovimin dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve dhe institucioneve mbi format e përdorimit të mënyrave ekologjike të transportit

16 Nentor 2019 –  Gjatë muajit tetor Shqipëria u bë pjesë e 3136 qyteteve dhe njësive vendore të regjistrua dhe angazhuar në projektin e Bashkimit Evropian të “Javës së Mobilitetit Evropian”nëpër kontinentin evropian. Projekti SUMP që zbatohet në Shqipëri nga Shoqata për Autonomi Vendore (SHAV) me mbështetjen GIZ Albania u bë pjesë e kësaj iniciative mbarëevropiane duke organizuar disa aktivitete në disa bashki të vendit.

E tërë java u shndërrua në një fushatë sensibilizimi e cila ka si qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve dhe qytetarëve për përdorim për transport të alternativave ekologjike.

Qytetet europiane inkurajohen të promovojnë këto mënyra transporti, duke investuar njëkohësisht edhe në infrastrukturën e nevojshme, siç janë mundësimi i hapësirave për këmbësor, biçikletat dhe transportin publik.   

Përmes projektit SUMP, Shoqata për Autonomi Vendore po punon për promovimin dhe ndërgjegjësimin e komuniteteve dhe institucioneve mbi format e reja të lëvizshmërisë së pastër, për të shfrytëzuar sfidat aktuale të transportit dhe përparimin drejt një lëvizshmërie më të qëndrueshme për bashkitë e vendit si pjesë e bashkësive evropiane.

Disa prej aktiviteteve të organizuar nga (SHAV) gjatë muajt nëntor kanë qënë edhe workshopet, e realizuara në Librazhd, Belsh, Elbasan dhe Gramsh. Përmes workshopeve Shoqata synon të trajnojë drejtuesit dhe specialistët e bashkive me qëllim orientimin e politikave cilësore drejt nxitjes së përdorimit të mënyrave më ekologjike të transportit.

Ndërkohë që Shav planifikon që në javët në vijim të mundësojë krijimin e infopointeve të cilat do të shërbejnë edhe për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit dhe qytetarëve në këtë drejtim. 

Kjo fushat synon të arrij një impakt pozitiv mbi reduktimin e ndotjes dhe mbrojtjen e natyrës nga ndotja, përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm të ekosistemit, përmirësimin e cilësisë së ajrit, nxitjen e përmirësimit të shëndetit fizik të individit përmes nxitjes së levizhmërisë si ecja apo pedalimi, reduktimi e trafikut etj.