Projekte dhe aktivitete

Zhvillohet takimi i parë teknik mbi rentën në industrinë e rëndë

19 Nentor 2019 - Shoqata per Autonomi Vendore zhvilloi sot takimin e parë teknik në Tiranë mbi platformën për rentën në industrinë e rëndë.

Në takim moën pjesë përfaqësues të sekretariatit të Albeit, përfaqësuesja e misionit të OSBE-së në vendin tonë, si dhe ekpertë e specialistë me njohuri të larta në këtë fushë.

Gjatë takimit iu kushtua një rëndësi e vecantë diskutimit mbi përpilimin e një dokumenti propozimesh e rekomandimesh për ndryshime në fushën e rentës minerare.

Drejtoresha ekzekutive e SHAV, zj. Farrici në fjalën e saj përshëndetëse u ndal në rëndësinë e kësaj platforme e cila adreson një problamatikë kyçe për pushtetin vendor. Propozimet e SHAV u ndalën në:

• Thjeshtëzimin e procedurës së marrjes së rentës nga Ministria e Financave,
• Rritjen e rentës minerare nga 5%-25/50% si dhe,
• Shqyrtimin e Hec-eve në rentë.

SHAV do të jetë një aktor kyç në këtë proces për propozimin e një drafti konkret i cili është një mundësi shumë e mirë për bashkitë dhe komunitetet e vendit.

Pritet që në muaj në vazhdim të zhvillohen takime të tjera nga Shoqata për Autonomi Vendore për të ndjekur në vazhimësi mbarëvajtjen e këtij procesi.