Projekte dhe aktivitete

SHAV merr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për Shqyrtimin e projektligjit për buxhetin 2020

21 Nëntor 2019 - SHAV merr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për Shqyrtimin e projektligjit për buxhetin 2020 për më shumë shërbime për qytetarët dhe investime për komunitetin e njësive vendore të vendit.

Shoqata për Autonomi Vendore u përfaqësua në këtë  mbledhje nga Kryetari i saj Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj, Nëkryetarja e saj, kryebashkiakja e Durrësit, Zj. Valbona Sako dhe Zj. Adelina Farrici, Drejtori Ekzekutiv i SHAV.

Përfaqësuesit parashtruan gjatë seancës dëgjimore rekomandimet dhe komentet e tyre në lidhje me buxhetin për pushtetin vendor dhe “Paketën Fiskale 2020” duke kërkuar:

  • Zbatimi i ligjit për Transfertat e Pakushtëzuara jo më pak se 1% e PBB
  • Ndarjen dhe transferimin në buxhetin e bashkive të vlerës prej 2% e Tatimit të të Ardhurave Personale
  • Rritjen e Rentës Minerare
  • Heqjen e borxheve të trashëguara nga investimet e FZHR

SHAV si përfaqësuese gjithëpërfshirëse e të gjitha Bashkive të Shqipërisë mbetet një prej mbrojtëseve kryesore të pushtetit vendor në tërësi dhe qytetarëve të komuniteteve lokale në veçanti.

Pjesëmarra në senacat dëgjimore të Komisionit të Ligjeve për Shqyrtimin e projektligjit për buxhetin 2020 është një proces i rëndësishëm për të transmetuar zërin e përbashkët të pushtetit lokal.