SHAV
SHAV - Per nje zhvillim te qendrueshem

Për një zhvillim

të qëndrueshëm

SHAV - Ndertojme te ardhmen

Ndërtojmë të ardhmen

SHAV - Histori suksesi

histori suksesi

previous arrow
next arrow
Slider

Shoqata për Autonomi Vendore vizitë në Gjermani për projekte të reja

Shoqata për Autonomi Vendore vizitë në Gjermani për projekte të reja

Një delegacion i përbërë nga 8 kryetarë të disa prej bashkive kryesore të vendit, i kryesuar nga Shoqata për Autonomi Vendore, ka zhvilluar një vizitë studimore disa ditore në Landin e Veriut të Rhine-Vesfalisë, të Republikës Federale të Gjermanisë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja me modelet më të mira të politikbërjes dhe administrimit në nivel lokal nga autoritet e qeverisjes vendore gjermane, nisja e bashkëpunimeve përmes projekteve të përbashkëta, si dhe thithja e investimeve gjermane ne vend.

Delegacioni në përbërje të së cilit ishin kryetarët e drejtues të lartë të bashkive të Fierit, Korçës, Librazhdit, Patosit, Roskovecit, Bulqizës, Mirëditës, Gramshit, Durrësit dhe Elbasanit, zhvilluan takime në bashkitë kryesore të landit, ku u takuan me kryetarët e qytetit të Dyseldorfit, Këlnit, Hagenit dhe Esenit.

Në fjalën e rastit, në pritjen e organizuar në ambientet e bashkisë së Dyseldorfit, që është njëkohësisht dhe kryeqyteti i landit, Drejtoresha e Shoqatës për Autonomi Vendore, Adelina Farrici, u ndal tek interesi i kryetarëve për tu njohur modelet më të mira të administrimit lokal. Në të njëjtën kohë ajo theksoi se ky takim forcon urat e bashkëpunimit midis bashkive dhe ftoi autoritetet gjermane për nisjen e projekteve të përbashkëta me bashkitë shqiptare në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe integrimit të energjisë së rinovueshme.

Në fjalën e mirëseardhjes, kryebashkiaku i Dyseldorfit, Thomas Giesel, u shpreh se ky takim i parë është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë mes bashkive të landit dhe atyre shqiptare. Duke i prezantuar kryetarët shqiptar me politikat dhe zhvillimet ekonomike e social-kulturore të qytetit, ai foli për potencialet që fusha e inovacionit dhe teknologjisë ka dhe për interesin specifik që zë ky sektor tek investitorët e huaj.

Më pas delegacioni shqiptar, ka vijuar një takim pune me drejtues të lartë të Ministrisë së Ekonomisë së landit, dhe me një grup biznesmenësh nga diaspora të kryesuar nga, z. Lazim Destani, ku temë të veçant zuri nevoja për afrimin e investitorëve nga diaspora.

Vizita ka vijuar me një ceremoni zyrtare të organizuar nga Kryeministri i Landit të Veriut të Rhine-Vestfalisë, Z. Armin Laschet, në ambientet e kancelarisë së shtetit me rastin e 30-të vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Gjatë pritjes, Shoqata për Autonomi Vendore pati rastin të informonte Kryeministrin Laschet, mbi potencialin sektorial që kanë bashkitë tona në thithjen e investimeve të huaja..

Kjo vizitë 5 ditore është përmbyllur me pjesëmarrjen e kryetarëve në Konferencën "Ditë Dialogu me Diasporën" në Gjermani, kushtuar thithjes së kapaciteteve profesionale dhe financiare të diasporës për të investuar në rajonet e bashkive vendase.

Në fjalën e saj përshëndetëse drejtuar autoriteteve shtetërore dhe komunitetit të diasporës në Gjermani, drejtoresha e Shoqatës u bëri thirrje diasporës të investojnë përmes kapaciteteve të tyre intelektuale dhe financiare duke u drejtuar drejt bashkive vendase.

“…Ju bëjë thirrje, që gjithë këtë kapacitet dhe potencial intelektual dhe financiar drejtoheni pranë Shqipërisë, që me eksperiencat tuaja, të gjithë ajo që keni marrë nga këto shtete dhe ky zhvillim, të na i sillni në Shqipëri.” – u shpreh Zj. Adelina Farrici

harta virtuale e bashkive

Të dhëna të përgjithshme mbi 61 Bashkitë e Republikës së Shqipërisë

Autonomia Vendore

Zhvillim i qendrueshëm

Decentralizimi

Liri në vendimmarrje

Demokracia Lokale

Gjithëpërfshirje dhe Llogaridhënie

Rritja e Kapaciteteve

Standarte Profesionale

Edukimi dhe Sporti

Ndërtojmë të Ardhmen

Mjedisi Lokal

Mbrojmë Qytetin

Projekte dhe Aktivitete

Shoqata për Autonomi Vendore bënë fte…

26 Nëntor 2019 - Shoqata për Autonomi Vendore në këto orë të vështira për vendin fton t.

SHAV merr pjesë në lançimin e “Vjet…

22 Nëntor 2019 - SHAV mori pjesë sot në lançimin e publikimit të “Vjetarit Statistikor R.

SHAV merr pjesë në diskutimet e Këshi…

#SHAV mori pjesë sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Konsultativ ku u diskutuan 11 proj.

SHAV merr pjesë në mbledhjen e Komisio…

21 Nëntor 2019 - SHAV merr pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për Shqyrtimin e pro.

Zhvillohet takimi i parë teknik mbi ren…

19 Nentor 2019 - Shoqata per Autonomi Vendore zhvilloi sot takimin e parë teknik në Tiranë m.

SHAV punon për promovimin dhe ndërgjeg…

16 Nentor 2019 –  Gjatë muajit tetor Shqipëria u bë pjesë e 3136 qyteteve dhe njësive v.

SHAV merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale në Këshillin e Europës

SHAV merr pjesë në Kongresin e Autorit…

29 Tetor 2019 – Shoqata për Autonomi Vendore merr pjesë në seksionin e 37 të Kongresit te.

Shoqata për Autonominë Vendore dënon dhunën e ushtruar ndaj institucioneve në Vaun e Dejës

Shoqata për Autonominë Vendore dënon …

Shoqata për Autonominë Vendore në emër të 46 kryetarëve të bashkive, dënon në mënyrë.

Thirrje për Ekspertë për Projektin Smaller Cities -Sustainable Urban Mobility System

Thirrje për Ekspertë për Projektin Sm…

Thirrje për Ekspertë - 27 Maj 2019 Shoqata Për Autonomi Vendore në kuadër të projektit .

abonohu për të rejat më të fundit

Histori Suksesi

Megi dhe Klajdi ftojnë komunitetin rinor të përfshihet në proceset integruese

Gjatë takimit të zhvilluar nga Shoqata për Autonominë Vendore në Bashkinë Burrel, në kudër të implementimit të projektit WISE mbi fushatën informuese të komunitetit rinor në rolin e rëndësishëm që ka edukimi dhe ata vetë në procesin integrues të vendit drejt Bashkimit Europian, dy prej të rinjve të përfshirë në këtë projekt nëpërmjet një video mesazhi i përcollen bashkëmoshatarëve të tyre mesazhe ndërgjegjësuese.   Megi bashkë me Klajdin dy të rinjtë të angazhuar në jetën komunitare të bashkisë së Burrelit vlerësuan aktivitetin e informimit duke theksuar se më shumë se i vlefshëm ai u shërben të rinjve për informacionet më të fundit nga BE.    Megi: Përshëndetje unë jam Megi.    Kjadi: Unë jam Klajdi.   Megi: Ne ishim të pranishëm në aktivitetin që u zhvillua në Burrel më 20 Prill. Ky takim u organizua nga Shoqata për Autonomi Vendore dhe u diskutua për integrimin e të rinjve në BE.    Klajdi: Në këtë takim u informuan rreth historikut të institucioneve dhe sfidave që ka unioni për integrimin. Synimi i këtij projekti ishte informimi i komunitetit për rolin e rëndësishëm që ka integrimi në BE dhe një komponent i tillë arrin të përfshijë të rinjtë e Europës Juglindore në proceset e integrimit, duke na dhënë më shumë mundësi të jemi aktiv në proceset e komunitetit.    Megi: Ky aktivitete ishte mjaftueshëm i vlefshëm për të gjithë të rinjtë shpresojmë që aktivitete të tilla të zhvillohen sa më shumë të rinj të marrin informacion për më të rejat nga BE.   Shoqata për Autonomi Vendore vazhdon të shpërndajë në çdo bashki mesazhin për të nxitur informimin e komuniteti rreth rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe nxitjes së përfshirjes së tyre në këtë proces.

më shumë

Autonomi vendore nënkupton më shumë liri për komunitetin

Korça, njihet për traditën e saj për artin dhe dashurinë e madhe për të përcjellë mesazhet pozitive të një shoqërie të qeshur, të ndjeshme dhe mbi të gjitha të angazhuar dretëpërdrejtë me komunitetin. Mjafton të dëgjojmë serenatat korçare për të kuptuar pasionin për romancën dhe të bukurën.   Pushteti vendor në këtë qytet angazhohet ta mbaj gjallë këtë traditë duke i dhënë një mbështetje të vazhdueshme zhvillimit të artit dhe kulturës. Jo shumë larg nga dita e djeshme në qytetin e Korçës është lançuar konkursi i talenteve të reja "Rin Show". Konkursi është ndërrmarë nga Drejtoria e Kulturës së Bashkisë Korçë për të gjithë ata të rinj të talentuar, optimist dhe që duan jetën sociale.   Projekte të tilla jo vetëm nxisin aty për aty thjesht një arratisje nga pasiviteti dhe rutina e përditshëm por në të njëjtën kohë i japin impulse të reja jetës komunitare dhe lirisë lokale. Përveç se një aspekt i rëndësishëm kulturor dhe promovues për jetën e shkollës dhe atë rinore, ato janë një mundësi dhe mënyrë shumë e mirë për të zbuluar talente të reja në fushën e muzikës dhe artit në shkollat e të gjithë vendit.   Autonomia vendore po shoqërohet gjithmonë e më tepër me forcimin e pozitave të vet komunitet, ku nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, nisma të vetë komunitetit, kanë ndërtuar autenticitetin e vetë pa qënë e nevojshme që pika e saj referuese të jetë qendra.   Rivitalizimi i jetës aktive komunitare ndikon ndjeshëm dhe në kufizimin e zgjedhjes së qytetarëve për të migruar në zona të mëdha urbane apo dhe jashtë vendit. Një komunitetit gjithmonë dhe më shumë aktiv po angazhon edhe më shumë të rinjtë duke i dhënë atyre mundësinë dhe hapësirat për ta parë kontributin e tyre në jetën lokale si një motiv që i çon më pranë vendimmarjes për të ndërtimin e të ardhmes së tyre.

më shumë

Belshi, vendi që Samiu propozoi si kryeqëndrën e shtetit të ri shqiptar

Qyteti i Belshit ndodhet në Jug-Perëndim të Elbasanit dhe është një nga bashkitë, pjesë e këtij qarku. Qyteti i vogël është i vendosur pranë liqenit që mban të njëjtin emër, liqeni i Belshit, ku dëshmohet dhe zanafilla historike e emërtimit të tij. Belshi ka një popullsi prej 14.337 banorë me një sipërfaqje prej 50,9 km2 dhe si bashki numëron 32.630 banorë. Vendbanimi sipas të dhënave historike ka një prejardhje të lashtë ilire.   Nga zbulimet arkiologjike në zonën e Gradishtës, 2-3 km në Jug-Lindje të Belshit, tregohet se kufinjtë kronologjikë të banimit përfshijnë disa periudha duke filluar nga periudha e bronzit të hershëm (3000 – 1100 p.e.s), periudha e Hekurit (1100 – 500 p.e.s), periudha antike Ilire (shek.V- I p.e.s.), periudha Romake (shek. I – IV e.s.), periudha e Antikitetit të vonë (shek. IV-VI e.s.), periudha Bizantine (shek.VII-XI e.s.), e deri në periudhën e pushtimit Osman (shek.XIV-XIX e.s.).   Qyteti në lashtësinë e tij historike sipas gërmimeve në Gradishtë përmban gjetjen e një varri princëror, ku janë gjetur sende të shumta si helmeta, kazan bronzi, krater me voluta të cilat janë të ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.   Belshi është një qytet me vlera historike të bazuara që nga shekulli IV p.e.s ku sipas historianëve njihet si një ish qendër urbane nga më pas u kthye në një qytet të fortifikuar i krahinës së Parthinve. Madje në programin e tij politik për shtetin e ri shqiptar, Sami Frashëri propozoi që kjo zonë të ishte kryeqendra e shtetit të ri shqiptar.   Gjatë kësaj periudhe është zbuluar dhe legjenda për ekzistencën e një princi Ilir të quajtur Princi i Belshit. Varri i zbuluar është pikërisht dhe zanafilla e të dhënave historike të qytetit nga stolitë deri tek 70 objektet prej qeramike, arme, enë bronzi.   Vlerat Arkeologjike të qytetit tregojnë për elementë tepër interesant ku dallon gjetja e enëve qeramike (baltë e pjekur) shek. IV-II p.e.s. të periudhës qytetërimit ilir. Vlen të përmenden objektet siç janë enë balte pa vegje, me një ose dy vegje, portrete të ndryshme në terrakotë, stoli prej ari, enë prej bronxi, monedha, figurina dhe pllaka relievi, byzylyk argjendi, enë për pije me figurën e Afërditës, karfica dhe gjilpëra argjendi etj.   Zona ka kushte të përshtatshme klimatiko-toksore për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, veçanërisht të drithërave të bukës, duhanit, perimeve, hardhisë dhe pemëve frutore, por në këtë zonë ka një zhvillim edhe blegtoria.   Zona e Belshit është një zonë arsimdashëse, mësimet në gjuhën shqipe kanë zanafillën e tyre që në fillim të viteve 1920-23 dhe një rol të rëndësishëm në hapjen e parë të shkollës shqipe në Belsh ka luajtur “Kongresi Arsimor”, ku dha një mbështetje të plotë në hapjen e shkollës, pasi bëri dhe mbështetjen e kësaj shkolle me stafin e duhur. Shkollat që numërohen në Bashkinë e Belshit janë 8, nga të cilat 7 janë 9 vjeçare dhe një e mesme e përgjithshme. Nga këto shkolla kanë filluar studimet e larta një numër i madh nxënësish, që sot punojnë në sektorë të ndryshme dhe japin një kontribut të madh në zhvillimin e zonës.   Belshi njihet për një kulturë të lashtë dhe të pasur sa dhe vetë historia e këtij qyteti. Ajo ka këngët dhe vallet e saj karakteristike, këngët e Belshit këndohen me iso polifonike. Ato shpesh shoqërohen dhe me valle, e cila është e veçanta e kësaj zone. Kohët e fundit në qytet janë bërë investime shtetërore dhe private të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomiko-social të vendit përmes rritjes së ofertës në sketorin e agro-turizmit.   *Ky artikull është përshtatur nga faqja zyrtare e Bashkisë Belsh dhe qëllimi i publikimit të tij është promovimi dhe njohja e qytetarëve të vendit me këtë qytet. Foto nga © Albert Vaja.   #BashkëpërKomunitetin #NdërtojmëtëArdhmen #Shav

më shumë