Slider

Mjedisi Lokal

Mjedisi Lokal

Bashkëpunimi i të gjithë aktorëve të Njësisë vendore për mbrojtjen dhe pasurimin e mjedisit të lokalitetit është një domosdoshmëri për ruajtjen dhe zhvillimin e ambientit ku këto komunitete punojnë dhe jetojnë.

SHAV synon ngritjen e kapaciteteve përkatëse njerëzore për mbrojtjen e mjedisit. Kjo përmes, zhvillimit të trajnimeve të specialistëve në pushtetin vendor për zbatimin e ligjit për lejet mjedisore, aspekte të ndryshme të administrimit të mjedisit; Organizim i fushatave sensibilizuese, ngritjen e grupeve të vullnetarëve të qytetit, hartimin e programeve zhvillimore dhe përgatitjen e punonjësve për çështjet e mjedisit, për legjislacionin mjedisor, si një kusht i detyrueshëm për të gjithë nëpunësit civilë që punojnë në strukturat e NJQV-ve përgjegjëse direkt për menaxhimin e mjedisit.