Të dhëna të përgjithshme mbi 61 Bashkitë e Republikës së Shqipërisë
Pasuritë natyrore dhe promovimi i tyre janë një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e kapa.
Shoqata për Autonominë Vendore (SHAV) me mbështetjen e projektit zviceran “Bashki të Fort.
Shoqata për Autonomi Vendore (SHAV) ndodhet në një vizitë zyrtare në Konferencën e Për.
Një pjesë e mirë e bashkive në Shqipëri zotërojnë në territorin e tyre pasuri të mëdh.
Proçeset reformuese të ndërmarra vitet e fundit për pushtetin vendor kanë sjellë ndikimin.
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në dy webinarë të përqëndruar mbi qasjet për përmirësim.
Nënkryetarja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Majlinda Shqalsi Cara, njëkohësisht kryebas.
Në kuadër të projektit SUMP i mbështetur nga GIZ Albania dhe zbatuar nga Shoqata për Auton.
Prill 2020 - Shoqata për Autonomi Vendore së bashku me 160 pjesëmarrës të shoqatave homolo.
Megi dhe Klajdi ftojnë komunitetin rinor të përfshihet në proceset integruese
Gjatë takimit të zhvilluar nga Shoqata për Autonominë Vendore në Bashkinë Burrel, në kudër të implementimit të projektit WISE mbi fushatën informuese të komunitetit rinor në rolin e rëndësishëm që ka edukimi dhe ata vetë në procesin integrues të vendit drejt Bashkimit Europian, dy prej të rinjve të përfshirë në këtë projekt nëpërmjet një video mesazhi i përcollen bashkëmoshatarëve të tyre mesazhe ndërgjegjësuese. Megi bashkë me Klajdin dy të rinjtë të angazhuar në jetën komunitare të bashkisë së Burrelit vlerësuan aktivitetin e informimit duke theksuar se më shumë se i vlefshëm ai u shërben të rinjve për informacionet më të fundit nga BE. Megi: Përshëndetje unë jam Megi. Kjadi: Unë jam Klajdi. Megi: Ne ishim të pranishëm në aktivitetin që u zhvillua në Burrel më 20 Prill. Ky takim u organizua nga Shoqata për Autonomi Vendore dhe u diskutua për integrimin e të rinjve në BE. Klajdi: Në këtë takim u informuan rreth historikut të institucioneve dhe sfidave që ka unioni për integrimin. Synimi i këtij projekti ishte informimi i komunitetit për rolin e rëndësishëm që ka integrimi në BE dhe një komponent i tillë arrin të përfshijë të rinjtë e Europës Juglindore në proceset e integrimit, duke na dhënë më shumë mundësi të jemi aktiv në proceset e komunitetit. Megi: Ky aktivitete ishte mjaftueshëm i vlefshëm për të gjithë të rinjtë shpresojmë që aktivitete të tilla të zhvillohen sa më shumë të rinj të marrin informacion për më të rejat nga BE. Shoqata për Autonomi Vendore vazhdon të shpërndajë në çdo bashki mesazhin për të nxitur informimin e komuniteti rreth rekomandimeve të Bashkimit Europian dhe nxitjes së përfshirjes së tyre në këtë proces.
Më shumëAutonomi vendore nënkupton më shumë liri për komunitetin
Korça, njihet për traditën e saj për artin dhe dashurinë e madhe për të përcjellë mesazhet pozitive të një shoqërie të qeshur, të ndjeshme dhe mbi të gjitha të angazhuar dretëpërdrejtë me komunitetin. Mjafton të dëgjojmë serenatat korçare për të kuptuar pasionin për romancën dhe të bukurën. Pushteti vendor në këtë qytet angazhohet ta mbaj gjallë këtë traditë duke i dhënë një mbështetje të vazhdueshme zhvillimit të artit dhe kulturës. Jo shumë larg nga dita e djeshme në qytetin e Korçës është lançuar konkursi i talenteve të reja "Rin Show". Konkursi është ndërrmarë nga Drejtoria e Kulturës së Bashkisë Korçë për të gjithë ata të rinj të talentuar, optimist dhe që duan jetën sociale. Projekte të tilla jo vetëm nxisin aty për aty thjesht një arratisje nga pasiviteti dhe rutina e përditshëm por në të njëjtën kohë i japin impulse të reja jetës komunitare dhe lirisë lokale. Përveç se një aspekt i rëndësishëm kulturor dhe promovues për jetën e shkollës dhe atë rinore, ato janë një mundësi dhe mënyrë shumë e mirë për të zbuluar talente të reja në fushën e muzikës dhe artit në shkollat e të gjithë vendit. Autonomia vendore po shoqërohet gjithmonë e më tepër me forcimin e pozitave të vet komunitet, ku nëpërmjet projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme, nisma të vetë komunitetit, kanë ndërtuar autenticitetin e vetë pa qënë e nevojshme që pika e saj referuese të jetë qendra. Rivitalizimi i jetës aktive komunitare ndikon ndjeshëm dhe në kufizimin e zgjedhjes së qytetarëve për të migruar në zona të mëdha urbane apo dhe jashtë vendit. Një komunitetit gjithmonë dhe më shumë aktiv po angazhon edhe më shumë të rinjtë duke i dhënë atyre mundësinë dhe hapësirat për ta parë kontributin e tyre në jetën lokale si një motiv që i çon më pranë vendimmarjes për të ndërtimin e të ardhmes së tyre.
Më shumëBelshi, vendi që Samiu propozoi si kryeqëndrën e shtetit të ri shqiptar
Qyteti i Belshit ndodhet në Jug-Perëndim të Elbasanit dhe është një nga bashkitë, pjesë e këtij qarku. Qyteti i vogël është i vendosur pranë liqenit që mban të njëjtin emër, liqeni i Belshit, ku dëshmohet dhe zanafilla historike e emërtimit të tij. Belshi ka një popullsi prej 14.337 banorë me një sipërfaqje prej 50,9 km2 dhe si bashki numëron 32.630 banorë. Vendbanimi sipas të dhënave historike ka një prejardhje të lashtë ilire. Nga zbulimet arkiologjike në zonën e Gradishtës, 2-3 km në Jug-Lindje të Belshit, tregohet se kufinjtë kronologjikë të banimit përfshijnë disa periudha duke filluar nga periudha e bronzit të hershëm (3000 – 1100 p.e.s), periudha e Hekurit (1100 – 500 p.e.s), periudha antike Ilire (shek.V- I p.e.s.), periudha Romake (shek. I – IV e.s.), periudha e Antikitetit të vonë (shek. IV-VI e.s.), periudha Bizantine (shek.VII-XI e.s.), e deri në periudhën e pushtimit Osman (shek.XIV-XIX e.s.). Qyteti në lashtësinë e tij historike sipas gërmimeve në Gradishtë përmban gjetjen e një varri princëror, ku janë gjetur sende të shumta si helmeta, kazan bronzi, krater me voluta të cilat janë të ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës. Belshi është një qytet me vlera historike të bazuara që nga shekulli IV p.e.s ku sipas historianëve njihet si një ish qendër urbane nga më pas u kthye në një qytet të fortifikuar i krahinës së Parthinve. Madje në programin e tij politik për shtetin e ri shqiptar, Sami Frashëri propozoi që kjo zonë të ishte kryeqendra e shtetit të ri shqiptar. Gjatë kësaj periudhe është zbuluar dhe legjenda për ekzistencën e një princi Ilir të quajtur Princi i Belshit. Varri i zbuluar është pikërisht dhe zanafilla e të dhënave historike të qytetit nga stolitë deri tek 70 objektet prej qeramike, arme, enë bronzi. Vlerat Arkeologjike të qytetit tregojnë për elementë tepër interesant ku dallon gjetja e enëve qeramike (baltë e pjekur) shek. IV-II p.e.s. të periudhës qytetërimit ilir. Vlen të përmenden objektet siç janë enë balte pa vegje, me një ose dy vegje, portrete të ndryshme në terrakotë, stoli prej ari, enë prej bronxi, monedha, figurina dhe pllaka relievi, byzylyk argjendi, enë për pije me figurën e Afërditës, karfica dhe gjilpëra argjendi etj. Zona ka kushte të përshtatshme klimatiko-toksore për kultivimin e shumë kulturave bujqësore, veçanërisht të drithërave të bukës, duhanit, perimeve, hardhisë dhe pemëve frutore, por në këtë zonë ka një zhvillim edhe blegtoria. Zona e Belshit është një zonë arsimdashëse, mësimet në gjuhën shqipe kanë zanafillën e tyre që në fillim të viteve 1920-23 dhe një rol të rëndësishëm në hapjen e parë të shkollës shqipe në Belsh ka luajtur “Kongresi Arsimor”, ku dha një mbështetje të plotë në hapjen e shkollës, pasi bëri dhe mbështetjen e kësaj shkolle me stafin e duhur. Shkollat që numërohen në Bashkinë e Belshit janë 8, nga të cilat 7 janë 9 vjeçare dhe një e mesme e përgjithshme. Nga këto shkolla kanë filluar studimet e larta një numër i madh nxënësish, që sot punojnë në sektorë të ndryshme dhe japin një kontribut të madh në zhvillimin e zonës. Belshi njihet për një kulturë të lashtë dhe të pasur sa dhe vetë historia e këtij qyteti. Ajo ka këngët dhe vallet e saj karakteristike, këngët e Belshit këndohen me iso polifonike. Ato shpesh shoqërohen dhe me valle, e cila është e veçanta e kësaj zone. Kohët e fundit në qytet janë bërë investime shtetërore dhe private të cilat kanë për qëllim zhvillimin ekonomiko-social të vendit përmes rritjes së ofertës në sketorin e agro-turizmit. *Ky artikull është përshtatur nga faqja zyrtare e Bashkisë Belsh dhe qëllimi i publikimit të tij është promovimi dhe njohja e qytetarëve të vendit me këtë qytet. Foto nga © Albert Vaja. #BashkëpërKomunitetin #NdërtojmëtëArdhmen #Shav
Më shumë