Projekte dhe aktivitete

Shoqata për Autonomi Vendore merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve (KI)

28 Janar 2020 – Shoqata për Autonomi Vendore merr pjesë në mbledhjen e radhës të Këshillit të Investimeve (KI), zhvilluar të hënën nën drejtimin e Ministres së Finacave, znj. Anila Denaj, me temë diskutimi “Ndërveprimi biznes-bashki mbi transparencën, shërbimet dhe zhvillimin ekonomik të qyteteve”.

Disa prej aspekteve më të rëndësishme që u adresuan gjatë mbledhjes së Këshillit të Investimeve kryesuar nga ministrja e Financave Anila Denaj me pjesëmarrjen e Ministrit për Sipërmarrjen Eduard Shalsi ishin forcimi i financave vendore dhe ndërveprimi mes bashkive dhe biznesit si një parakusht për zhvillimin ekonomik lokal dhe kombëtar.

Shoqata për Autonomi Vendore e përfaqësuar në këtë Këshill nga drejtuesja e saj Adelina Farrici, vlerëson reformën territoriale duke mbështetur të dhënat zyrtare që flasin për rezultate pozitive në drejtim të mbledhjes së të ardhurave vendore. Nga ana tjetër, SHAV është e angazhuar për të mbështetur dhe kërkuar përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike për qytetarët dhe arritur përmirësimin e klimës për biznesin lokal.

Zhvillimi i shërbimeve online mbetet një parakusht, sikurse institucionalizimi i instrumentave të dialogut biznes - qeveri lokale, respektimin e autonomisë vendore dhe fiskale, si dhe bashkëpunimi me Qeverisjen Qendrore kryesisht në drejtimt të popullimit të kadastrës fiskale që do të mundësojë më shumë të ardhura për pushtetin lokal.

Në Këshillin e Investimeve u adresua gjithashtu nevoja për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në nivel vendor për qytetarët dhe bizneset.

SHAV po angazhohet në perspektivën për të mbështetur bashkitë e vendit në rritjen e kapaciteteve njerëzore në drejtim të ofrimit të këtyre shërbimeve përmes platformave online.