
SHAV MERR PJESË NË MBLEDHJEN E PARË TË KËSHILLIT KONSULTATIV
Ditën e martë, datë 25 Shkurt u mbajtë në ambientet e Hotel Tirana International, mbledhja e parë për vitin 2020 e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qëndrore me Vetqeverisjen Vendore.
Shoqata për Autonomi Vendore u përfaqësua në këtë mbledhje nga Drejtoresha Ekzekutive, Zj. Adelina Farrici.
Pjesë e kësaj mbledhjeje të parë për vitin 2020 ishin përfaqësues nga pushteti vendor dhe ai Qëndror. Këshilli u drejtua nga, Z. Bashkim Fino, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetar i Nënkomisionit të Qeverisjes Vendore.
Kjo mbledhje e pati si fokus kryesor të saj çështje të rëndësishme siç janë strehimi dhe banesat sociale, mjedsi, mbështetja për grupet e margjinalizuara dhe vazhdimësia e procesit të decentralizimit.
Në këtë takim, SHAV bëri prezent opinionet dhe rekomandimet e saj në lidhje me ndryshimet e Projekt-akteve të prezantuara gjatë këtij takimi sipas listës së mëposhtme:
Ky takim pritet të pasohet nga takime të tjera si pjesë e planit të punës së Shoqatës për Autonomi Vendore për vitin 2020.
Shoqata për Autonomi Vendore fton të gjithë grupet e interesit, bashkitë dhe njësitë e qeverisjes vendore të vendit si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, të bëhen pjesë e kontributit të tyre qytetar dhe profesional në ofrimin e medimeve dhe rekomandimeve që kanë për qëllim zhvillimin e kuadrit ligjor dhe rregullator për pushtetin vendor në Shqipëri.