Projekte dhe aktivitete

Ngrihet platforma e komunikimit online me kryetarët e bashkive

Shoqata për Autonomi Vendore (SHAV) në kuadër të situatës së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia e Covid-19 ka rritur komunikimin me pushtetin vendor me qëllim përditësimin me nevojat lokale dhe koordinimin e informacionit në kohë reale me qeverinë.

Për ta përshpejtuar dhe më tej këtë proces, SHAV mundësoi një platformë komunikimi përmes krijimit të një grupi online me të gjithë kryetarët e bashkive të vendit dhe qeverisjes qëndrore (Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe Ministria e Brendshme).

Kjo solli që informacioni të përcillej në kohë reale dhe gjithashtu edhe vendimmarrja nga ana e pushtetit qëndror të ishte më e shpejt në funksion të problematikave.

Kërkesës së SHAV për ndryshimin e kalendarit buxhetor 2020 dhe procesit publik të buxhetimit me pjesëmarrje MFE iu përgjigj pozitivisht duke pranuar këto kërkesa. Për rrjedhoj bashkitë nuk janë peng i procedurave burokratike të sistemit të buxhetimit për pagesat në kohë emergjence, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe rregullat rigoroze të karantinimit publik.

Paralelisht është marr parasysh edhe kërkesa e Shoqatës për përshpejtimin e procedurave të prokurimit, ku vet ministria e linjës është angazhuar të dërgojë listën e prioriteteve të bashkive pranë APP. Ky proces mundëson që nevojat komunitare dhe institucionale për përballimin e kësaj situate emergjence të realizohen dhe ofrimi i shërbimeve publike në çdo kohë dhe njësi vendore të vazhdojë normalisht.