Projekte dhe aktivitete

Shoqatat e Qeverisjes Vendore të të gjithë globit bashkohen në luftën kundër Covid-19

Prill 2020 - Shoqata për Autonomi Vendore së bashku me 160 pjesëmarrës të shoqatave homologe nga e gjithë bota mori pjesë në takimin e zhvilluar online për shkëmbimin e eksperiencave mbi situatën e krijuar nga COVID19.

Ky takim pati si qëllim ndarjen eksperiencave midis shoqatave homologe për menaxhimin e pandemisë duke e vendosuar theksin tek masat e marra përmes klasifikimit të tyre për t’iu përgjigjur më së miri sfidave të shkaktuara nga COVID19. 

Ndërkohë që qytetet rreth globit po përballen me sfidën e jashtëzakonshme shëndetësore, ekonomike dhe sociale nga shpërthimi i virusit, Shoqatat e Qeverisjes Vendore janë duke luajtur një rol të rëndësishëm si ndërlidhësi kryesor mes qeverisjes qëndrore dhe pushtetit lokal.  

Takimi midis Shoqatave të Pushtetit Lokal në përfundim të tij e vuri theksin tek tre përfundime të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit të punës edhe në vazhdimësi.  

  • Konsolidimi i hapësirës territoriale;
  • Të qënit të përgatitur për të arritur qëllimin;
  • Rëndësia kritike e kapaciteti për të reaguar dhe për të dokumentuar pasojat;

Koha dhe eksperienca ka treguar që shkëmbime të tilla e lehtësojnë procesin e kumunikimit midis pushteteve si dhe përshpejtojnë normalizimin e situatës në vend duke rritur aftësinë vendimarrëse.

SHAV vazhdon punën për koordinimin e bashkive dhe pushtetit qëndor në funksion të lehtësimit të procedurave dhe bashkërendimin e masave për kalimin e situatës së pandemisë në të gjithë vendin.