Projekte dhe aktivitete

SHAV prezanton Raportin mbi Mbrojtjen Civile në Nivel Vendor

Nënkryetarja e Shoqatës për Autonomi Vendore, Majlinda Shqalsi Cara, njëkohësisht kryebashkiake e Kurbinit, ka prezantuar me anë të një video-mesazh të shkurtër mbi prezantimin e Raportit mbi Funksionin e Mbrojtjes Civile në Nivel Vendor.

Me ndihmën e projektit Bashki të Forta financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Shoqata për Autonomi Vendore ka arritur të prodhojmë një dokument studimor me rekomandime të cilat mund të kthehen në masa konkrete që e përmirësojnë sistemin e mbrojtjes civile në nivel vendor .

“Të gjithë jemi te qartë se zgjidhja më e sigurtë është krijimi i sistemve që ulin varësinë tek individi dhe rrisin besim e qytetarëve tek institucionet më të specializuara profesionalisht dhe më të përgatitura financiarisht.” – U shpreh Znj. Cara.

Disa nga rekomandimet e përfshira në studim janë:

1. Përmirësimin e kuadrit ligjor ekzistues me qëllim krijimin e kushteve më të mira në identifikimin e rrezikut, planifikimin në kohë të finanacave dhe marrjen e masave lehtësuese, hartimin dhe përditësimin e rregullt të Planit të Emergjencave Civile duke i kushtuar një vëmendje të vecantë kuadrit ligjor për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe të pronës private për të mbuluar problemet e dëmeve në rast fatkeqësie natyrore si dhe për të lehtësuar financiarisht pushtetin vendor dhe qëndror.

2. Krijimin e strukturave përgjegjëse me një sistem të qartë kordinues për menaxhimin dhe operimin e një situate emergjence në një bashkëpunim të ngushtë me institucionet qëndrore

3. Krijimin e qendrave dhe programeve të trajnimit për mbrojtjen civile;

4. Rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të krijuar një bazë vullnetare që do të përfshihet si pjesë e gadishmërisë në raste të emergjencave.

5. Përfshirja në libra shkollorë e njohurive për sjelljen dhe mbrojtjen e fëmijëve në situata të fatkeqësisë natyrore.

SHAV është e bindur që përmes punës së saj dhe bashkëpunimeve me aktorët e tjerë përfaqësues të pushtetit vendor do të mund ta kthejë sistemin e mbojtjes civile në një sistem me standarte bashkëkohore duke rritur besimin tek qytetarët dhe përballuar cdo sfidë të ardhshme.

Play
Slider