
Ftesë në Webinarin "Qendrat e Kujdesit Komunitar dhe për të drejat e njeriut"
Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë në dy webinarë të përqëndruar mbi qasjet për përmirësimin e shërbimeve sociale në nivelin vendor, veçanërisht në lidhje me qendrat e kujdesit ditor dhe kryerjen e aktiviteteve të ndërgjegjësimit për grupet në nevojë.
Webinari i parë do të fokusohet mbi Qendrat e Kujdesit Ditor dhe shërbimet familjare të bazuara në komunitet në nivelin lokal, të organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) do të sjellë njohuri për:
• Parimet themelore dhe karakteristikat kryesore të Shërbimeve të Kujdesit Ditor si një mjet për sigurimin e shërbimeve sociale për grupet në nevojë.
• Roli i qeverive lokale në planifikimin dhe sigurimin e Shërbimeve të Kujdesit Ditor.
• Shembuj pozitivë të Qendrave të Kujdesit Ditor nga rajoni.
Webinari i dytë do të fokusohet mbi qasjet e Ngritjes së Ndërgjegjësimit mbi të drejtat e njeriut, mosdiskriminimin dhe përfshirjen në nivelin lokal të organizuar nga Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave (SCTM) do të sigurojë mundësi mësimi në lidhje me:
• Pse është thelbësore që qeveritë lokale të ndërmarrin aktivitete sensibilizuese për grupet në nevojë në komunitetin e tyre?
• Koncepti i përgjithshëm për planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e ndërgjegjësimit të përqendruar në anti-diskriminimin dhe përfshirjen sociale.
• Praktika më e mirë e veprimtarive të ndërgjegjësimit në lidhje me të drejtat sociale të grupeve në nevojë.
Uebinaret do të organizohen në platformën Zoom. Ju lutemi regjistrohuni përmes lidhjeve të mëposhtme:
1. Qendrat e kujdesit ditor –3 dhjetor 2020, e enjte në orën 11:00 AM (CET)
Linku: https://zoom.us/webinar/register/WN_ntzgEkpYQ3KFWviYFK1VXg
2. Qasjet e ngritjes së ndërgjegjësimit - 10 dhjetor 2020, e enjte në orën 11:00 AM (CET)
Linku: https://zoom.us/webinar/register/WN_AQQfw5rLRcuz_A1DE45EUQ
Webinarët do të zhvillohen në gjuhën angleze, me përkthim simultan në gjuhët shqipe, serbe dhe maqedonase.
Këto takime online janë aktivitet i projektit NALAS "Rritja e kapaciteteve lokale për të zbatuar Axhendën 2030 dhe Parimi Të mos Lëmë Askend Pas", zbatuar nga shoqatat e autoriteteve lokale nga Ballkani Perëndimor në bashkëpunim dhe mbështetur nga projekti rajonal mbi "Të Drejtat Sociale për grupe të cenueshme ”. Projekti rajonal zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ).
Për informacion shtesë, mos hezitoni të kontaktoni:
Znj. Keti Daja, Koordinatore e Projektit LGA, Shoqata për Autonomi Vendore në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe / ose +355 69 752 9810