
ADRIONET përfundon me sukses projektin e vendosjes së sinjalistikës orientuese në fshatin Vig, Mat.
Pasuritë natyrore dhe promovimi i tyre janë një mundësi e shkëlqyer për zhvillimin e kapaciteteve turistike dhe ekonomike në Shqipëri.
Prej dy vitesh SHAV po zbaton në Shqipëri projektin për zhvillimin e sektorit të turizmit malor dhe të kulturës ADRION, Rrjetit Adriatiko-Jonian i Fshatrave Autentikë. Ky projekt synon mbrojtjen dhe promovimin e fshatrave autentikë shqiptar, të cilat shpesh ndodhen në vende jashtëzakonisht të bukura dhe që kanë një potencial të lartë zhvillimi.
Kjo nismë po zhvillohet si projekt pilot në Bashkinë Mat, Bashkinë Klos dhe Bashkinë Mirditë për të asistuar në promovimin dhe zhvillimin e fshatrave autentikë të këtyre zonave.
Me mbështjetjen e progamin ADRIONET, është përfunduar me sukses projekti i vendosjes së sinjalistikës orientuese në Mat. Nëpërmjet kësaj sinjalistike janë shënjuar rrugët që të çojnë drejt atraksioneve turistike të fshatit Vig, si Kalaja e Stelushit dhe Varri i Turkut.
Me vendosjen e shënjuesve, tashmë është më i lehtë orientimi për çdo turist që dëshiron të vizitojë peisazhet e rralla dhe tërheqëse të zonës.
Fshati Vig është pjesë e Njësisë Administrative Maçulluk, në Bashkinë Mat dhe me bukuritë natyrore që mbart përbën një destinacion interesant për t’u vizituar nga të apasionuarit pas turizmit malor.
Për më shumë informacion rreth këtij destinacioni dhe zonave të tjera turistike në Bashkinë Mat, mund të drejtoheni në faqen zyrtare të www.bashkiamat.gov.al